Makina elektrike kineze shpërthen gjatë mbushjes

Auto

Makina elektrike kineze shpërthen gjatë mbushjes

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 13:08
Foto Ilustrim

Momenti i shpërthimit u kap nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja thuhet se ndodhi në fund të gushtit në Sanming, në Kinën jugore dhe sipas pamjeve, pretendohet se është një model i brendshëm, elektrik EX360 nga BAIC.

Sipas dëshmitarëve, tymi filloi të përhapet nga makina sapo kishte filluar të mbushej. Pronari thirri zjarrfikësit, të cilët erdhën pasi zjarri tashmë kishte kapur automjetin.

Dhe pastaj fillojnë problemet. Zjarrfikësit filluan të shuanin zjarrin nga një distancë e sigurt, duke u përpjekur të parandalonin rritjen e mëtejshme flakës dhe ngrohjen e baterisë dhe pastaj ndodhi një shpërthim.

Pjesë të makinës fluturuan në zonën përreth. Nuk është raportuar për asnjë lëndim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat