Modeli i ri i motorit “Aprilia Tuono V4” shitet brenda pak orësh

Auto

Modeli i ri i motorit “Aprilia Tuono V4” shitet brenda pak orësh

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:39
Foto

Dhjetë motorat e parë të markës ”Aprilia Tuono V4 X Limited Edition” u shitën vetëm brenda disa orësh.

Të shumtë ishin personat që ëndërrojnë të marrin në shtëpi xhevahirin e ri.

”Aprilia Racing”, fabrika që zhvilloi dhe prodhon modelet më të lehta dhe më të fuqishme hypernaked në botë, siç transmeton AA, do të lëshojë në prodhim edhe 20 të tjera për të përmbushur të paktën një pjesë të kërkesave të blerjes që vijnë bota.

Duke pasur parasysh veçoritë e ”Tuono V4 X”, i cili është i aprovuar vetëm për përdorim në pistë, është një rezultat që dëshmon për kredibilitetin që marka italiane gëzon midis motoçiklistëve më me përvojë.

Me një peshë të reduktuar në 166 kilogramë, falë teknologjive të garave dhe përdorimit të gjerë të karbonit, ”Tuono V4 X” është një motor i vërtetë garash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat