Spiunohet gjatë testimeve modeli i ri elektrik i Volkswagenit

Auto

Spiunohet gjatë testimeve modeli i ri elektrik i Volkswagenit

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Është spiunuar gjatë testimeve versioni tërësisht elektrik i Volkswagenit “ID.6 SUV”. Ai pritet të lansohet vitin e ardhshëm për tregun kinez, teksa s’ka asnjë fjalë për tregun evropian.

Modeli i ri ishte paralajmëruar si koncept në panairin e 2019-s në Shangai.“ID.6” do të ketë fytyrën e njëjtë të familjes “ID”, me drita e formën e njëjtë të strukturës.

Edhe pjesa e pasme e automobilit do të jetë identike me modelin “ID.4”, shkruan “Auto-Express”.

Ngjashmëritë nuk mungojnë as në brendi të modelit. “ID.6” do të ketë një çift motorësh elektrikë, një para dhe një pas në veturë, që bashkë kanë kapacitet prej 302 kuajfuqish e përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për më pak se shtatë sekonda.

Ende s’dihet sa mund të ecën kjo veturë me një mbushje të plotë të baterisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat