Ra në gjumë teksa voziste 150 km në orë, shoferi çohet në gjyq

Auto

Ra në gjumë teksa voziste 150 km në orë, shoferi çohet në gjyq

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:50
Shoferi 20-vjeçar besohet se do të gjykohet në dhjetor

Autoritetet kandaze kanë arrestuar një kanadez për ngasje të rrezikshme, meqë ai dyshohet se po flinte, teksa makina e tij Tesla po lëvizte në shpejtësi 150 km në orë.

Kur policia e ndaloi atë, kishte vërejtur se shoferi dhe pasagjeri kishin rënë në gjumë ndërsa makina po lëvizte me më shumë se 150 km/orë.

Veturat e tipit Tesla ofrojnë mundësinë e vozitjes autonome, duke mos u nevojitur vëmendja e shoferit për të lëvizur.

Shoferi 20-vjeçar besohet se do të gjykohet në dhjetor.

Firma teknologjike aktualisht janë duke punuar në një autopilot të nivelit të dytë, që kërkon nga shoferi të jetë i kujdesshëm dhe i gatshëm për të vepruar, me duar në timon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat