Gabimet më të zakonshme që shkatërrojnë veturën tuaj

Auto

Gabimet më të zakonshme që shkatërrojnë veturën tuaj

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:46
foto ilustrim

Të jesh pronar i veturës nuk është e lehtë. Ju duhet ta trajtoni me përgjegjësi, në mënyrë që ëndrra të mos kthehet në një makth.

Shumë shoferë me vetëdije ose pa dije bëjnë gabime në lidhje me veturën e tyre.

Atëherë ju duhet të nxirrni më shumë para nga portofoli juaj, sepse çdo neglizhencë paguhet dy herë në fund.

1. Injorimi i llambës së motorit

Llamba e motorit kur ndizet nuk është se ajo ndizet aksidentalisht në panelin e instrumenteve, ose është një gabim i përkohshëm dhe i padëmshëm.

Sa herë që aktivizohet, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e veçantë, sepse injorimi i këtij paralajmërimi mund të rezultojë në riparime të shtrenjta.

2. Ndryshimet e parregullta të vajit dhe filtrit

Vaji i motorit është po aq i rëndësishëm sa gjaku për trupin e njeriut. Është thelbësore për funksionimin e duhur dhe nuk është aspak e këshillueshme të tejkaloni intervalin e përcaktuar nga fabrika për zëvendësimin e tij.

Shumë njerëz mendojnë se e vetmja gjë që ka rëndësi është që të ketë vaj të mjaftueshëm, pa marrë parasysh se vetitë e vajit bien me kalimin e kohës.

Zëvendësimi i filtrit është po aq i rëndësishëm, sepse parandalon që papastërtia të depërtojë në pjesët vitale të motorit.

3. Neglizhoni gjendjen e gomës

Është gjithmonë e rëndësishme të mbani në mend se vetura është në kontakt me tokën në një sipërfaqe prej më pak se katër centimetra.

Siguria e vozitjes kryesisht varet nga gjendja e gomave tuaja, dhe gjendja e gomave lidhet drejtpërdrejt me moshën, thellësinë e shkeljes dhe presionin e përcaktuar.

4. Higjiena e dobët e veturave 

Që në moshë të hershme, na mësohet se pastërtia është gjysma e shëndetit. E njëjta gjë vlen edhe për makinën.

5. Ju jeni një shofer i pakujdesshëm

Pavarësisht nga kushtet e vozitjes në rrugë, vetura gjithmonë duhet të trajtohet me kujdes dhe respekt.

Të gjitha lëvizjet e papritura, frenimi i panevojshëm dhe me vrull, mos ndalja e veturës te gungat e shumë gjëra të tjera e dëmtojnë veturën tuaj.

Një shofer i pakujdesshëm me një qasje të tillë shkakton dëmtime të përhershme në veturës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat