Mercedes-Maybach GLS 600 2021, një veturë që po quhet ‘kulmi i luksit’

Auto

Mercedes-Maybach GLS 600 2021, një veturë që po quhet ‘kulmi i luksit’

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 16:10
Mercedes-Benz

Mercedes-Benz tani po prodhon një SUV 200,000 dollarësh që kompania e quan “kulmi i luksit”. Mercedes tha që GLS përfaqëson një formë të re luksi në segmentin SUV.

SUV i ri përmban një motor të fuqishëm V8, sisteme të përparuara për një udhëtim të qetë dhe të rehatshëm.

“Brendësia e saj e gjerë me materialet e shkallës më të lartë dhe izolimin jashtëzakonisht efektiv të zhurmës krijon një atmosferë me stil, dhe bënë që ju të ndiheni shumë rehat brenda tij”, tha Mercedes në një deklaratë.

Çmimi fillestar është vlerësuar të jetë 200 mijë dollarë sipas raporteve të tregtisë së industrisë.

“Për më shumë se 20 vjet, punonjësit e Alabama-s Mercedes-Benz kanë prodhuar automjete luksoze për shoferët në të gjithë botën, dhe suksesi i tyre flet vetë”, tha Sekretari i Tregtisë i Alabama Greg Canfield. “Kompania vazhdon të ketë besim të madh në aftësitë dhe mjeshtërinë e tyre, dhe Mercedes-Maybach GLS do të jetë i fundit në një varg të gjatë të fituesve për uzinën e Alabama”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat