Anulohet për shkak të COVID-19 Panairi i Automjeteve 2021 në Bruksel

Auto

Anulohet për shkak të COVID-19 Panairi i Automjeteve 2021 në Bruksel

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Bruksel, 14 tetor - Një ndër panairet më të rëndësishme të botës për automjete, Panairi i Automjeteve në Bruksel, nuk do të organizohet në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Në deklaratën me shkrim nga organizatorët e panairit, theksohet se panairi që planifikohej të zhvillohet mes 15-24 janar 2021 është anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Më tej në deklaratë thuhet se sektori i automjeteve tashmë është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe se pjesëmarrësit kanë nevojë për kohë për t’u shpëtuar nga ndikimet e pandemisë.

Në panairin që zhvillohej në një sipërfaqe prej 45 000 metrash katrorë në Expo Qendrën në Bruksel, ekspozoheshin qindra modele të ndryshme makinash, SUV, kamionë, automjete të lehta komerciale dhe motoçikleta, si dhe automjete konceptuale.

Në vitet e fundit panairin e vizitonin mesatarisht 500-600 mijë vizitorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat