Shikoni si e vozit 107 vjeçari Mercedesin e tij

Auto

Shikoni si e vozit 107 vjeçari Mercedesin e tij

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 22:49
Joe Newman

Joe Newman, 107-vjeç, është banori më i vjetër i ndërtesës ku jeton ai në Sarasota, Florida.

“Natyrisht që kam dhimbje”, ka thënë Newman për “Today” të NBC-së. “Por unë vallëzojë më shpejtë se kushdo tjetër në këtë vend”, shtoi ai.

Ai, po ashtu, edhe vozit shpejt. Ky i moshuar është bërë i famshëm në këtë vend me veturën e tij Mercedes 320 me ngjyrë qershie, të cilin e ka blerë nga mjeku i tij kur ishte 103-vjeç. “Kur e pash për herë të parë, zemra ime rrahu më shpejtë”, tha Newman.

Për argëtim, Newmani kënaqet duke u vozitur nëpër qytet me të fejuarën e tij, Anita Sampson, 100 vjeçe. “Jemi duke e shijuar çdo moment që e kemi së bashku”, tregoi 107-vjeçari.

“E dimë se sa të vjetër jemi dhe jemi të lumtur për çdo ditë që e kalojmë së bashku”, shtoi ai. Edhe pse patenta e shoferit e Newmanit do të skadojë deri më 2022-n, ai thotë se nuk bënë shumë kilometra me veturën e tij këto ditë..

Kur del natën, shpesh në opera ose balet, ai dhe e fejuara e tij preferojnë të përdorin Uberin. Newman, po ashtu, është i lumtur të pozojë kur është duke vozitur veturën e tij sportive. Ai e di se i bënë njerëzit të qeshin.

Po ashtu, ai e di se kur do të ndërrojë jetë, do të mbahet mend në Logan Center, një organizatë që mbështet njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore në shtëpinë e tij të mëparshme në South Bend, Indiana. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat