Britaniku përplas veturën në stacion policor për shkak të gjobës që mori për shkelje të masave anti-Covid

Auto

Britaniku përplas veturën në stacion policor për shkak të gjobës që mori për shkelje të masave anti-Covid

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 23:27
Policia është duke hetuar arsyet që e shtynë 45-vjeçarin te ky veprim

Një person është arrestuar pasi është përplasur me veturë në një stacion policor në Edmonton të Britanisë dhe ka ndezur zjarr. Arsyeja që e shtyu atë te ky veprim thuhet se ishte një gjobë për shkelje të masave anti-Covid në vlerë 10 mijë funte, që vetëm sa e kishte marrë, shkruan “The Sun”.

Policia është duke hetuar arsyet që e shtynë 45-vjeçarin te ky veprim. Është e paqartë se cilat rregulla anti-Covid i arrestuari i ka thyer.

Ai është arrestuar pasi kishte përplasur veturën në Stacionin Policor Edmonton në veri të Londrës mbrëmë.

Po ashtu ndezi zjarr në rrugë me anë të një lëngu të djegshëm dhe shkaktoi evakuim masiv. Personi është arrestuar me dyshime për zjarrvënie dhe një numër shkeljesh tjera. Ai mbetet në paraburgim.

Nga Policia e Britanisë është njoftuar se nuk është cilësuar si sulm i lidhur me terrorizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat