Britania e Madhe do të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë, që nga viti 2030

Auto

Britania e Madhe do të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë, që nga viti 2030

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Kryeministri britanik Boris Johnson ka në plan të njoftojë javën e ardhshme një ndalim të shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2030, pesë vjet më herët sesa ishte planifikuar më parë, raportoi Financial Times të shtunën.

Sipas Reuters, Britania fillimisht kishte planifikuar të ndalonte shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë që nga viti 2040, si pjesë e përpjekjeve për të ulur emetimet e gazeve serë dhe në shkurt Johnson e “tërhoqi” për në vitin 2035.

Duke cituar figura të paidentifikuara të industrisë dhe qeverisë, FT tha se Johnson tani synon ta çojë datën në 2030 në një fjalim mbi politikën mjedisore që pritet të mbajë javën e ardhshme.

Një zëdhënëse e Downing Street nuk pranoi të komentonte mbi raportet ose përmbajtjen e fjalimit të ardhshëm të Johnson.

FT tha se orari i ri nuk pritet të zbatohet për disa makina hibride të cilat përdorin një përzierje të shtytjes elektrike dhe karburantit fosil dhe mund të shiten akoma deri në vitin 2035.

Një fund i shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë do të shënonte një ndryshim të madh në tregun e automjeteve në Britani.

Shifrat e industrisë tregojnë se makinat me motor benzinë dhe naftë përbënin 73.6% të shitjeve të makinave të reja deri më tani këtë vit, ndërsa vetëm 5.5% e shitjeve ishin për automjete të pastra elektrike, të cilat zakonisht janë më të shtrenjta.

Automjetet hibride të llojeve të ndryshme përbënin shitjet e mbetura. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat