Renault nga viti 2030 plotësisht elektrik

Auto

Renault nga viti 2030 plotësisht elektrik

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:06
Renault

Më herët, Renaulti njoftoi se veturat plotësisht elektrike do të përbëjnë 90% të gamës së tyre deri në vitin 2030.

Por shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Luce de Mea, citohet të ketë thënë për gazetarët:

"Renault do të jetë 100% elektrike në Evropë në vitin 2030", duke vendosur afatin e njëjtë si nga Ford, Peugeot dhe Fiat, ndër të tjera.

Njoftimi i ri erdhi si pjesë e një raporti mbi strategjinë e transformimit radikal të Renaultit për Grupin Renault, i cili do të lansojë 24 automjete të reja deri në vitin 2025, do të zgjerojë ofertën e tij të automjeteve elektrike dhe do të ripozicionojë Alpine si një markë sportive EV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat