​Del në ankand një ”Cadillac” i Elvis Presley-t

Auto

​Del në ankand një ”Cadillac” i Elvis Presley-t

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

”Cadillac”-u tip ”Fleetwood Brougham”, dikur në pronësi të Elvis Presley ka dalë në ankand, deklaroi kompania ”British Car & Classic”.

Makina u ble nga vetë Presley më 26 shtator 1974, për shumën prej 12 512 dollarësh.

E pajisur me një sërë opsionesh, të denja për mbretin e rock’n’roll-it, makina është një nga shumë ”Cadillac”-ët të blerë nga Elvis, një fans i madh i markës amerikane, gjatë gjithë jetës së tij.

Makina është e pajisur me një motor V8 8200cc dhe për këtë model me një ngjyrë karrocerie të verdhë ari.

Në vitin 1976 Elvis ia dha ”Fleetwood Brougham” mjekut të tij personal, Nichopoulos, i cili e përdori atë për 10 vite.

Për të shoqëruar ankandin, sigurisht që janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë e famshme fillestare, të kompletuara me firmën e Elvis Presley-t, si dhe ndryshimet e mëvonshme të pronësisë.

Edhe pse e mbajtur në gjendje të shkëlqyer, si në karroceri, ashtu edhe në brendësi (me tapiceri të shtrenjta damasku), dhe e kompletuar me të gjitha detajet, makina ka nevojë për një rregullim të mirë për shkak të periudhës së gjatë të ndalimit.

Odometri shënon vetëm 2 776 kilometra dhe motori i fuqishëm është pothuajse plotësisht origjinal, me përjashtim të baterisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat