Subaru zbulon një makinë elektrike garash me 1,073 kuaj fuqi

Auto

Subaru zbulon një makinë elektrike garash me 1,073 kuaj fuqi

Më: 17 janar 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Subaru është ende i ri për makinat elektrike, por kjo nuk po e pengon prodhuesin të zbulojë projekte më ambicioze.

Mediat e huaja raportojnë se prodhuesi i automjeteve ka prezantuar dy koncepte EV në Tokio Auto Salon, duke përfshirë makinën e tij të parë të garave, tërësisht elektrike.

Bëhet fjalë për koncepti STI E-RA, automjetin e ardhshëm të pistave të Subaru-së me 1,073 kuaj fuqi totale nga katër motorët e tij Yamaha.

Ndërsa bateria 60 kWh është relativisht e vogël, Subaru ka besim se E-RA mund të “lulëzojë” në pistë.

Kompania planifikon të testojë E-RA në qarqet e garave japoneze më vonë në 2022.

Ashtu si VW, kompania është serioze në lidhje me EV-të dhe mund të prodhojë makina me performancë të lartë përveç transportuesve të zakonshëm të njerëzve.

Subaru është vonë me makinat elektrike në krahasim edhe me kompanitë ekzistuese si VW, Mercedes dhe GM, dhe mund t’i duhet të lëvizë shpejt nëse dëshiron të konkurojë me rivalët e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat