Audi RS3 i modifikuar kundër Tesla Model S Plaid, a ka gjasa?

Auto

Audi RS3 i modifikuar kundër Tesla Model S Plaid, a ka gjasa?

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Pak vetura në botë mund të garojnë apo krahasohen me Tesla Model S Plaid, në veçanti kur bëhet fjalë për prodhim serik, por një veturë e modifikuar Audi RS3 ka testuar mundësitë kundër rivalit elektrik.

Videoja e duelit mes Audi RS3 dhe Model S Plaid është publikuar në kanalin CarLegion në YouTube, ku tregon betejën mes veturës konvencionale dhe asaj me motor elektrik.

RS3 e vë në lëvizje motori 2,5 litërsh me pesë cilindra që prodhon 735 kuaj-fuqi dhe që ka ndërruesin automatik me shtatë shpejtësi, bën tërheqje me të katër rrotat sikurse Audi Quattro. Gjithashtu është bërë e ditur se peshon 1.754 kilogramë.

Model S Plaid ka tre motorë elektrik që në total gjenerojnë 1.020 kuaj-fuqi, që e bartë fuqinë në të katër rrotat. Vetura elektrike është dukshëm më e fuqishme dhe peshon 2.184 kilogramë.

Se çfarë mund të bëjë RS3 kundër Model S Plaid shikoni videon e publikuar më poshtë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat