Anija autonome në Japoni realizon me sukses testin e parë të udhëtimit, lundroi 240 kilometra

Auto

Anija autonome në Japoni realizon me sukses testin e parë të udhëtimit, lundroi 240 kilometra

Më: 23 janar 2022 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Testi i parë i anijes autonome me sistem navigimi është realizuar me sukses në Japoni.

Anija plotësisht autonome ka lundruar 240 kilometra duke lëvizur me 48 kilometra në orë – e në fund të udhëtimit me sukses ka kryer procedurën e ndaljes.

Teknologjinë që përdor kjo anije autonome është zhvilluar nga kompania Mitsubishi Shipbuilding, kompania simotër e Nippon Foundation, e fjala është për tragetin Soleil e gjatë 222 metra.

Demonstrimi ishte pjesë e projektit për anijet autonome NipponFoundation MEGURI 2040, e ky projekt filloi në shkurt të vitit 2020.

Testi i sistemit autonom të navigimit do të kryhet edhe gjatë tre muajve të ardhshëm. E kompania Rolls-Royce që bashkëpunon me Intelin në zhvillimin e flotës së anijeve transportuese autonome, thonë se nuk do të ketë më nevojë për njerëz që ato të drejtohen.

IBM ka tentuar që me anijen autonome Mayflower të kalojë Oqeanin Atlantik në vitin 2019, por kishte dështuar për shkak të një defekti mekanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat