Veturat elektrike lënë pas për shitje ato me karburante në Francë

Auto

Veturat elektrike lënë pas për shitje ato me karburante në Francë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Modelet elektrike dhe hibride së bashku janë më të kërkuara sesa ato me benzinë.

Shitjet e automjeteve të reja të elektrizuara në Francë tejkaluan benzinën për herë të parë në tremujorin e parë të këtij viti, një moment historik i madh për automjetet me emetim më të ulët të gazrave, i nxitur nga çmimet e larta të karburantit dhe subvencionet e qeverisë për modelet elektrizuara.

Në të njëjtën kohë, shitjet totale të makinave të reja në Francë ranë 17.3 për qind në tremujorin e parë, duke u zhytur për të dhjetën muaj radhazi në mars me gati 20 për qind pasi industria e veturave është në telashe të mëdha për shkak të pengesave të zinxhirit të furnizimit dhe mungesave globale të çipat gjysmëpërçues, raporton reuters.

Shitjet e modeleve plotësisht elektrike dhe hibride përbënin gati 40 për qind të totalit të shitjeve të makinave të reja, krahasuar me një pjesë prej 38.3 për qind të modeleve konvencionale të benzinës, sipas të dhënave të industrisë të publikuara në portalin PFA.

Kur benzinës i shtohet pesha e motorëve me naftë prej 16.5 për qind në totalin e shitjeve në tremujorin e parë, do të thotë se modelet me motorë me djegie të brendshme janë ende në shumicë.

Vetura më e shitur në Francë në mars ishte Tesla Model 3, e ndjekur nga Dacia Spring dhe Peugeot 208 elektrike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat