Vetëm 1.3 metra e gjatë, kjo është makina më e vogël në botë

Auto

Vetëm 1.3 metra e gjatë, kjo është makina më e vogël në botë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 13:03
Alex Orchin

Alex Orchin, 31 vjeç lëviz nëpër fshati e tij me një makinë, që konsiderohet si më e vogla në botë.

Makina Peel P50 hyri në Guinnesss si makina më e vogël ndonjëherë pasi është vetëm 1.3 metra e gjatë. Ka një motor benzine me cilindër 49 cc dhe arrin 37 km/orë.

Alex thotë se makinën e ka blerë në vitin 2018.

“Më pëlqejnë makinat e çuditshme, makinat e vjetra, çdo gjë që është e çuditshme dhe alternative në thelb.

Ky është një riprodhim, ato janë bërë fillimisht në vitet ’60. Ishte Jeremy Clarkson ai që i bëri ata të famshëm në Top Gear.”, tha ai.

Image
Alex Orchin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat