Maserati GranTurismo Folgore EV do të ofrojë 1,200 kuaj fuqi

Auto

Maserati GranTurismo Folgore EV do të ofrojë 1,200 kuaj fuqi

Më: 9 prill 2022 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Maserati do të lansojë një sërë modelesh elektrike që do ta mbajnë emrin Folgore – fjala italiane për rrufe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për të theksuar fokusin e këtyre EV-ve në përformancë, Maserati thotë se GranTurismo Folgore i ardhshëm do të ofrojë mbi 1,200 kuaj fuqi nga tre motorë elektrikë dhe pretendon se do të përshpejtojë 99 kilometra për orë në më pak se 3.0 sekonda, dhe do të arrijë shpejtësi maksimale prej 299 kilometra në orë.

Fotografitë e një prototipi të kamufluar të GranTurismo tregojnë stilin e veturës me katër ulëse përpara prezantimit të tij zyrtar që do të bëhet më vonë këtë vit.

Do të ketë gjithashtu versione Folgore të SUV-it të ardhshëm Grecale dhe super-makinës MC20 që do të vijnë brenda vitit të ardhshëm, së bashku me një version të konvertueshëm GranCabrio të GranTurismo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat