Amerikani që ktheu Tesla-n më shumë se dy vjet më parë, ende nuk i mori paratë

Auto

Amerikani që ktheu Tesla-n më shumë se dy vjet më parë, ende nuk i mori paratë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 23:41
Danny Roman

Danny Roman bleu një Tesla Model X të ri dhe makina iu dorëzua më 28 shkurt 2020.

Tre ditë më vonë, ai i tha kompanisë se po kthente SUV-in elektrik sipas politikës shtatëditore, pa dhënë sqarime. Politikën për kthimin e veturës “pa sqarime shtatëditore” e kishte proklamuar CEO i Tesla-s, Elon Musk.

Sot, më shumë se dy vjet që kur Tesla rimori në zotërim makinën, shoferi ende nuk ka rimbursim apo akses në automjetin, që kishte një çmim rreth 116 mijë dollarësh në përgjithësi, duke përfshirë opsione dhe tarifa të ndryshme.

Të dhënat tregojnë se Tesla e mori modelin e tij X, duke e ngarkuar atë në një kamion më 8 mars 2020, pas së cilës ai priste që rimbursimi i tij të mbërrinte menjëherë.

Banka e këshilloi që t’i kërkonte prodhuesit të automjeteve elektrike që të fillonte një “stop shitje”, kujton ai, dhe më pas përfaqësuesi i tij i shitjeve Tesla, e informoi atë se rimbursimi i tij do të përpunohej së shpejti.

Në vend të kësaj, disa javë më vonë, derisa ai po korrespondonte ende me Teslën për statusin e kthimit të veturës, Roman mori një njoftim nga Tesla që i thoshte të shkonte ta merrte SUV-in elektrik. Njoftimi shpjegoi se makina ishte riparuar dhe ishte në një qendër shërbimi në Burbank, Kaliforni.

Roman tha për CNBC se ishte i habitur nga mesazhi pasi nuk kishte kërkuar as të riparohej e as t’i rikthehej automjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat