Deus prezanton hiperveturën elektrike që prodhon 2.200 kuaj-fuqi

Auto

Deus prezanton hiperveturën elektrike që prodhon 2.200 kuaj-fuqi

Më: 16 prill 2022 Në ora: 22:35
Deus

Kompania austriake Deus në New York, ka prezantuar hiperveturën elektrike të quajtur Vayanne.

Sapo të gjendet në treg, Vayenne do të jetë një prej veturave më të fuqishme në botë, e sipas simulimeve kompjuterike do të prodhojë 2.200 kuaj-fuqi.

Hipervetura është zhvilluar në bashkëpunim me kompanitë Italdesign dhe Williams Advanced Engineering (WAE).

E nëse parashikimet realizohen, Vayanne do të jetë dukshëm më i fuqishëm sesa Pininfarina Battiste (1.900 kuaj-fuqi), Lotus Evi (2.000 kuaj-fuqi) dhe modeli i Rimac C_Tëo (1.914).

Shpejtësia maksimale është 400 kilometra në orë, kurse vetura shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 1.9 sekonda.

Vayanne do të ofrohet në treg me dy, tri dhe katër motorë elektrikë, e do të përkrahet nga bateria me kapacitet prej 160 kWh. Parashikohet që me vetëm një mbushje të përshkoj 997 kilometra.

Sesa do të kushtojë Deus Vayanne aktualisht nuk dihet. Por ai do të prodhohet në vetëm 99 njësi, e porositë e para pritet të shpërndahen në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat