Ford Mustang vetura sportive më e shitur në botë

Auto

Ford Mustang vetura sportive më e shitur në botë

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Ford Mustangu aktual, gjatë vitit të kaluar ka qenë vetura sportive më e shitur në botë, sipas një analize të bazuar në të dhënat e regjistrimit që i publikuar S&P Global Mobility.

Siç raporton Motor1, Ford ka arritur të plasojë në treg 70 mijë Mustang në mbarë botën gjatë vitit të kaluar, pavarësisht që kjo shifër nuk përfshin crossoverin elektrik Mach-E.

Kjo kompani thotë se ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara, që 76 për qind të shitjes së përgjithshme të Mustangut i realizoi. E tregjet në rritjen më të madhe të kërkesave për Mustangun ishin Zelanda e Re (mbi 54.3 për qind), Brazili (mbi 37.3 për qind) dhe Kareja e Jugut (mbi 16.6 për qind).

Mustagu është vetura më e shitur sportive në botë prej shtatë vitesh me radhë, pavarësisht që 2022-ta mund të jetë sfiduese për këtë veturë.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, shitja e Mustangut në Shtetet e bashkuara ka rënë për 19 për qind, por modeli i Fordit mori kurorën si vetura më e shitur në vend me 13.986 njësi.

Në vendin e dytë është renditur Dodge Challenger me 11.124 vetura, i përcjellë nga Chervrolet Camaro me 6.710. Ndërkohë, puna në Mustang sa i përket prodhimit të gjeneratës së ardhshme po vazhdon dhe raportohet se do të jetë i gatshëm në vitin 2024. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat