Genesis, vetura e re koreane brenda të cilës nuk mungon asgjë – nga luksi e deri te fuqia e madhe motorike

Auto

Genesis, vetura e re koreane brenda të cilës nuk mungon asgjë – nga luksi e deri te fuqia e madhe motorike

Më: 18 prill 2022 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Prodhuesi korean i veturave premium, Genesis, viteve të fundit ka sjellë në skenë shumë freski, e ata që kanë menduar se ky brend i themeluar së fundmi nuk do të mund t’ia dalë në konkurrencën e fuqishme në treg, janë gabuar rëndë.

Genesis me një fjalë është duke ecur me hapa tejet të mëdhenj. Asortimani është çdo herë e më i pasur, e modelet luksoze po përshtaten mirë tek pronarët e tyre.

Sa i përket veturës elektrike GV60, në Kore kanë pritje të mëdha kur bëhet fjalë për dizajnin. Pas konceptit të X Coupe, tani ka arritur evolucioni i sojit të vet. GT-ja klasike është bërë “fastback”, përkatësisht ka marrë një karroceri tjetër dhe logon X Speedium Coupe.

Risi është pjesa e pasme, ku linjat e kulmit puthiten përmes xhamit të pasmë – që përfundon në fund të veturës. Pjesa e pasme e veturë është mbresëlënëse, e disave po u duket shumë i ngjashëm me Aston Martinin.

Genesis ka sjellë thjesht një veturë tjetër tërheqëse falë punës së palodhshme të dizajnerit Luke Donkerëalke. Shefi i dizajnit në Genesis ka konfirmuar se nuk është vetëm një veturë për reklamë – por rezultat i një linje serike të prodhuar në një të ardhme të afërt.

Paralelisht me prezantimin e konceptit, Genesis njoftoi se është e hapur për porositë e GV60, modelit të parë të veturës elektrike që është në pakon e ofertave.

Të interesuarit në Shtetet e Bashkuara mund të lajmërohen përmes ueb-faqes zyrtare, duke bërë një depozitim prej 500 dollarëve. Bëhet fjalë për një model SUV me platformën mekanike E-GMP, që vjen me tre motorë të ndryshëm – nga ai bazik me 228 kuaj-fuqi e deri te ai sportiv me 435.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat