Mungesa e çipave do të vazhdojë deri në vitin 2023, thonë drejtuesit e kompanive prodhuese të veturave

Auto

Mungesa e çipave do të vazhdojë deri në vitin 2023, thonë drejtuesit e kompanive prodhuese të veturave

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Po prisni që çmimet për veturat e reja dhe të përdorura të ulen? Ju mund të duhet të prisni disa vite të tjera.

Kështu së paku thuhet në një shkrim të Newsweek.

Sipas shkrimit në fjalë, prodhuesit e automobilave kanë duruar ndërprerje të mëdha të zinxhirit të furnizimit për dy vjet tani.

Dhe mungesa e çipave gjysmëpërçues dhe komponentëve të tjerë, si dhe pandemia globale, ka çuar në ndalimin e prodhimit, vonesat dhe mungesat e inventarit që kanë tronditur tregjet e makinave të reja dhe të përdorura.

Por kur pritet të përfundojë kjo?

CEO i BMW, Oliver Zipse, tha kohët e fundit se ai pret që mungesa e çipave të mbetet problem edhe në vitin 2023.

CEO i Ford-it Jim Farley gjithashtu ka thënë së fundmi se problemi ka të ngjarë të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat