Toyota Supra me motorin 2JZ që prodhon 917 kuaj-fuqi

Auto

Toyota Supra me motorin 2JZ që prodhon 917 kuaj-fuqi

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Toyota Supra e re me motorin legjendar 2JZ, pas përmirësimeve të dukshme ka bërë që tani të prodhojë 917 kuaj-fuqi.

Duke marr parasysh se atë e vë në lëvizje motori i BMW-së, Toyota Supra (A90) është një veturë mjaft e mirë sportive që shpejt u bë e njohur në botë – me qëllim që të nxjerr sa më shumë kuaj-fuqi.

Megjithatë Supra e modifikuar është shfaqur në një video që po konsiderohet si një prej projekteve më të mëdha sa i përket modifikimit.

Në procesin e modifikimit të kësaj Supre, pronari vendosi të heq motorin e BMW-së prej 3 litrave me 6 cilindra me turbo-mbushës – duke e zëvendësuar me motorin 2JZ të gjeneratës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat