Mercedes zbulon furgonin kompakt T-Class

Auto

Mercedes zbulon furgonin kompakt T-Class

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:54
Mercedes

Mercedes-Benz ka zbuluar T-Class, një “mini furgon”, i cili do të dalë në shitje më vonë këtë vit dhe një gamë të kufizuar motorësh me benzinë dhe naftë.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, një version më i madh dhe më i gjerë që ofron deri në shtatë ulëse është planifikuar t’i bashkohet linjës në vitin 2023.

“Ne po zgjerojmë portofolin tonë me një furgon të vogël”, thotë Mathias Geisen, kreu i Mercedes Benz Vans.

“T-Class është për të gjithë ata që kanë nevojë për shumë hapësirë, nga familjet deri tek entuziastët e sportit”.

Me gjatësi 4498 mm, gjerësi 1859 mm dhe lartësi 1811 mm, T-Class me bazën e rrotave standarde është 2 mm më i shkurtër, 4 mm më i gjerë dhe 9 mm më i ulët se Caddy me bazën e rrotave standarde. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat