Acura Integra 2023 fillon me një çmim prej 31,895 dollarë

Auto

Acura Integra 2023 fillon me një çmim prej 31,895 dollarë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Pas më shumë se dy dekadash, Acura Integra po kthehet në linjën e prodhuesve luksoz të automjeteve.

Sipas medieve të huaja, vetura do të arrijë tek tregtarët këtë verë duke fillua me një çmim prej 31,895 dollarë, dhe përdor të njëjtin motor ‘turbocharged’ me katër cilindra sikurse Honda Civic Si, por ofron më shumë opsione.

Aty ku Honda është në dispozicion vetëm me një transmision manual me gjashtë shpejtësi, Acura vjen standard me një transmision automatik të vazhdueshëm (CVT). Çmimi fillestar i Integra e bën atë 3,580 dollarë më të shtrenjtë se Civic, por Integra me manualin opsional me gjashtë shpejtësi fillon nga 36,895 dollarë, duke e bërë atë 8,580 dollarë më shumë se Si.

Mënyra e vetme për ta blerë Integra-n manuale është me A-Spec dhe paketat e teknologjisë, e cila përfshin gjëra të tilla si një diferencial me rrëshqitje të kufizuar (standarde në Civic Si), amortizues adaptues (që nuk janë të disponueshme në Civic Si), ekran dhe karikim me valë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat