Stellantis do fillojë prodhimin e makinave elektrike në Serbi

Auto

Stellantis do fillojë prodhimin e makinave elektrike në Serbi

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Serbia nënshkroi të enjten një marrëveshje prej 190 milionë eurosh me prodhuesin franko-italian të makinave, Stellantis për prodhimin e një automjeti elektrik në fabrikën e saj të prodhimit të makinave në Kragujevac.

Siç bëhet e ditur, prodhimi i automjeteve elektrike mund të fillojë në fillim të vitit 2024.

Fiat Chrysler (FCA) që është pjesë e Stellantis, prodhon automjete motorike në fabrikën e Kragujevacit.

Siç raportohet nga Automative New Europe, investimi u nënshkrua të enjten nga Carlos Tavares, CEO i Stellantis dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat