Rikthehet Ford Taurus

Auto

Rikthehet Ford Taurus

Më: 2 maj 2022 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Ford ka vendosur të tërheqë disa modele klasike të veturave të pasagjerëve nga Evropa, përfshirë Mondeon. Megjithatë, ekziston një gjeneratë e re dhe tashmë është prezantuar në disa tregje.

Kinezët ishin të parët që panë Mondeon e ri në premierën botërore, e cila u mbajt në fillim të vitit. Një muaj më vonë, u prezantua edicioni ST Line i sedanit familjar të Ford.

Mondeo ofrohet në kombinim me motorin turbo-benzin 2.0 EcoBoost prej 238 kuaj/fuqi.

Ford nuk u ndal me kaq, ndaj tani ka vendosur të rikthejë një emër nga e kaluara e tij. Është Taurusi, i cili në fakt është thjesht një Mondeo i ri i riemërtuar.

Ai do të ofrohet ekskluzivisht për tregun e Lindjes së Mesme, ku Ford po bëhet gjithnjë e më i mirë.

Në çdo rast, kjo është një veturë shumë interesante që shumë do të dëshironin ta shihnin në rrugët tona, por, për fat të keq, nuk do të ketë asgjë nga këto. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat