Kjo veturë Audi Sport Quattro e vitit 1984 mund të shitet deri në 1,000,000 euro

Auto

Kjo veturë Audi Sport Quattro e vitit 1984 mund të shitet deri në 1,000,000 euro

Më: 7 maj 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Veturat nga vitet 1980 dhe 1990 janë shumë të popullarizuar edhe tani dhe disa nga makinat që ishin gjithmonë të shtrenjta tani po arrijnë shifra të mëdha.

Një prej tyre do të jetë Audi Sport Quattro, i cili po shitet në ankand, shkruajnë mediat e huaja.

Shtëpia e ankandeve RM Sotheby’s vlerëson se Audi Sport Quattro i vitit 1984 do të shitet për 750,000 deri në 1,000,000 euro kur t’u ofrohet blerësve në Monako më vonë këtë vit.

Madje, siç vlerësohet, edhe modelet më të shtrenjta të Audi si RS6 Avant nuk mund të krahasohen me këtë makinë.

Audi Sport Quattro legjendar fitoi famë si një veturë e fuqishme, dhe dizajni i tij unik, rrallësia dhe trashëgimia e kanë bërë atë jashtëzakonisht të dëshirueshëm midis koleksionistëve.

Quattro fuqizohet nga një motor me pesë cilindra 2,133 litra që zhvilloi 302 kf dhe 350 Nm çift rrotullues.

Makina e ofruar për shitje ka bërë më pak se 3000 kilometra dhe është dukshëm në gjendje të mirë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat