Diçka super e çmendur po vjen nga Hyundai – prodhuesi prezanton ‘makinën me këmbë”

Auto

Diçka super e çmendur po vjen nga Hyundai – prodhuesi prezanton ‘makinën me këmbë”

Më: 15 maj 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Hyndai po planfikon të hyjë në të ardhmen e makinave me ‘makinën me këmbë që ecë’.

Sipas medieve të huaja, automjeti i ri koncept nga prodhuesi koreano-jugor i automobilave që duket se është diçka e dalë nga një film i Star Wars do të zhvillohet në një qendër të re zhvillimi të ndërtuar me një investim prej 20 milionë dollarësh.

Studio e re Horizon, e hapur në Montana, SHBA, do të synojë prodhimin e automjeteve për klientët e ardhshëm.

Këto automjete të reja do të projektohen për të përshkruar terrene të vështira që nuk janë të destinuara për automjete standarde.

“Hyundai po shikon përtej një shasie, katër rrotash dhe një motori me djegie, motor elektrik ose qelizë karburanti hidrogjeni. Në të vërtetë, kompania tashmë po shikon versione edhe më radikale të transportit për të ndryshuar mënyrën se si lëvizim për mirë”, thotë kompania.

Për të qenë specifik, objekti do të punojë në zhvillimin e automjeteve Ultimate Mobility Vehicles (UMV). Midis këtyre UVM-ve është makina me këmbë e cila do të jetë në gjendje të ecë mbi çdo gjë që i del përpara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat