Renault tërhiqet nga Rusia

Auto

Renault tërhiqet nga Rusia

Më: 16 maj 2022 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Prodhuesi francez i makinave Renault, thotë se po shet shumicën e aksioneve në prodhuesin rus të makinave Avtovaz, në një marrëveshje që do t’i kushtojë rreth 2.2 miliardë euro.

Renault është kompania e fundit e huaj që largohet pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Zotërimi i saj prej gati 70 për qind në Avtovaz do t’i shitet Institutit Qendror Rus të Kërkimit dhe Zhvillimit të Automobilave dhe Motorëve, i quajtur Nami. Marrëveshja përfshin një opsion gjashtëvjeçar për të blerë aksionet.

Moska ka thënë se asetet ruse të kompanisë tani janë bërë pronë shtetërore.

“Sot, ne kemi marrë një vendim të vështirë, por të nevojshëm dhe po bëjmë një zgjedhje të përgjegjshme ndaj 45 mijë punonjësve tanë në Rusi”, tha shefi ekzekutiv Luca de Meo.

Në mars, prodhuesi i makinave tha se po pezullonte punën në fabrikën e tij në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat