Nëndetëse luksoze elektrike e dizajnuar për ahengje në ujë

Auto

Nëndetëse luksoze elektrike e dizajnuar për ahengje në ujë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Kompania U-Boat Worx që merret me prodhimin e nëndetëseve private, ka prezantuar modelin e ri.

Fjala është për modelin UWEP, përkatësisht Under Water Entertainment Platform, që është 35 metra e gjatë, 7.62 e gjerë dhe 7 e lartë, kështu kjo nëndetëse mund të përdoret edhe për organizim ahengjesh.

Nëndetësja mund të akomodojë deri në 120 pasagjerë, që është relativisht shumë, e atë ka bateri me kapacitet 1.2 mWh që është e vendosur në pjesën e poshtme.

Bateria ka një qëndrueshmëri prej 18 orëve me vetëm një mbushje, kurse nëndetësja lëviz me shpejtësi prej 5 kilometra në orë në një thellë prej 200 metrave.

Në raste emergjente aty gjendet edhe sistemi rezervë që mund të aktivizohet sipas nevojës, dhe përkrah sistemet kyçe në një periudhë prej 96 orëve – pra deri sa të arrijnë ekipet e shpëtimit.

Nëndetësja ka 14 dritare nga 4.6 metra që mysafirëve u mundëson pamje në thellësi të mëdha të detit. Gjithashtu është e pajisur me drita të mëdha.

E kur nuk është nën ujë, nëndetësja mund të shërbej si sallon ku njerëzit mund të shoqërohen dhe argëtohen në rrezet e diellit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat