Tesla ndalon marrjen e porosive për Cybertruck jashtë Amerikës së Veriut

Auto

Tesla ndalon marrjen e porosive për Cybertruck jashtë Amerikës së Veriut

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla Inc ka ndaluar marrjen e porosive për kamionçinën e tij të ardhshme Cybertruck jashtë Amerikës së Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i automjeteve po bën rezervime vetëm për Cybertruck në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Dhe siç vë në pah Reuters, Tesla nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

Shefi Ekzekutiv, Elon Musk ka thënë se Tesla do të nisë prodhimin e Cybertruck vitin e ardhshëm në fabrikën e saj në Austin, Teksas.

Ai tha gjithashtu se Tesla mund të ndalojë marrjen e porosive pasi kërkesa për disa nga automjetet e saj tejkalon prodhimin.

Tesla zbuloi Cybertruck në 2019. Më parë synonte të fillonte prodhimin në fund të këtij viti, por e ka shtyrë planin në tremujorin e parë të 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat