Për shkak të shpejtësisë së lartë, ky Ford Maverick kishte mbetur pa derë

Auto

Për shkak të shpejtësisë së lartë, ky Ford Maverick kishte mbetur pa derë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Ajo çfarë i ka ndodhur një veture Ford Maverick, i specializuar në garat është gjë e rrallë, por jo e paparë.

Bëhet fjalë për një regjistrim i cili thuhet se ndër tjerash tregon edhe momentin e një gare që u zhvillua në Dallas dhe pistën më të vjetër në Shtetet e Bashkuara, e krijuar në vitin 1955.

Siç rezulton, pista nga pamjet, masat e sigurisë “lënë shumë për të dëshiruar”, të paktën kur bëhet fjalë për audiencën.

Në pamje – ku shihen edhe raste të tjera të tilla – në fillim mund të shihen makina krejtësisht “të egra”, dhe po provonin të tregonin fuqinë dhe shpejtësinë e tyre.

Por si pasojë, një e tillë, Ford Meverick, arriti “të humbasë derën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat