Honda RC30 e prodhuar në vitin 1990 dhe e pa regjistruar më parë shitet për 77 mijë euro

Auto

Honda RC30 e prodhuar në vitin 1990 dhe e pa regjistruar më parë shitet për 77 mijë euro

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Më 14 maj 2022, u thye një rekord në ankandet britanike nga një Honda VFR750R RC30 e prodhuar në vitin 1990, dhe e cila nuk u regjistrua asnjëherë.

Kjo motoçikletë ishte në pronësi të disa koleksionuesve privat kur edhe ishte fringo e re nga fabrika, asnjëherë nuk u regjistrua, dhe në treguesin e kilometrave shfaqet vetëm numri dy, pra ka kaluar vetëm dy kilometra – në 32 vite.

Kur u prodhua, ajo u shit vetëm për rreth 10,000 euro, e që në qoftë se merret parasysh edhe inflacioni atëherë vlera në ditët e sotme do të ishte afër 25,000 euro.

Nuk është çmimi real, ndoshta do të thuhej nga shumë kush, por çmimi me të cilin kjo motoçikletë e rrallë u shit është 65,250 funte – ose 77,000 euro.

Kjo motoçikletë e rrallë u eksportua nga Japonia në Itali, ku pastaj u bë pjesë e Koleksionit të Honda-ve të David Silver-it deri në vitin 2017.

Motoçikleta u shit në gjendje të rregullt, dhe fituesi fatlum i ankandit gjithashtu si pjesë të blerjes do ta ketë edhe çantën e veglave origjinale që u transportua me motoçikletën kur edhe u ble në vitin 1990, së bashku me të gjitha dokumentet origjinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat