Aston Martin DB5 që përkiste Sean Connery shitet në ankand, pronari i ri duhet t’i ndajë 1.7 milion euro për të

Auto

Aston Martin DB5 që përkiste Sean Connery shitet në ankand, pronari i ri duhet t’i ndajë 1.7 milion euro për të

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Aston Martin DB5 është një legjendë e vërtetë në botën e automobilizmit, e një i tillë që kishte lidhje me James Bondin do të shitet në ankand.

Fjala është për veturën e dikurshme të aktorit Sean Connery, që asokohe luante rolin e spiunit britanik James Bond.

Vetura do të shitet në ankand gjatë gushtit dhe bëhet fjalë për modelin e prodhuar në vitin 1964. Sean Connery ishte pronari i dytë që kur kishte dalë nga shiriti prodhues i fabrikës së Aston Martin.

Megjithatë ai e kishte dërguar në kompaninë RS Williams e specializuar për modifikime, që e kishte “rifreskuar në aspektin mekanik”. Prej asokohe është mirëmbajtur me kujdes, e ekspertët e RS Williams i kanë bërë një kontroll të detajuar para nxjerrjes në ankand.

Vetura është në gjendje të mirë, brendësia është e veshur me lëkurë me ngjyrë të zezë Connolly. Para shoferit gjendet një instrument tabelë e punuar nga druri.

DB5 vihet në lëvizje nga motori 4 litërsh me 6 cilindra që prodhon 282 kuaj-fuqi, dhe që ka ndërrues manual me pesë shpejtësi.

Kur kjo veturë ishte e re shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrinte për 7 sekonda, dhe shpejtësinë maksimale e ka 229 km/h.

DB5 po shitet nga familje e Connery, e pronari  i ri pritet të ndajë nga 1.3 deri në 1.7 milion euro nëse dëshiron ta ketë në garazh. Një pjesë e parave do të dhurohen për fondin e bamirësisë Sean Connery Philanthropy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat