Galaxy ‘bashkohet’ me GV60 Genesis: Si të përmirësoni përvojën tuaj të drejtimit të makinës me çelësin digjital të fuqizuar nga UWB

Auto

Galaxy ‘bashkohet’ me GV60 Genesis: Si të përmirësoni përvojën tuaj të drejtimit të makinës me çelësin digjital të fuqizuar nga UWB

Më: 24 maj 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Prishtinë, 24 Maj 2022 - Samsung Electronics dhe Hyundai Motor Group njoftuan se automjeti elektrik GV60 Genesis do të jetë i pari që do të mbështesë çelësat digjitalë me ultra-wideband (UWB) të disponueshëm në pajisjet Galaxy[1]. Shtatë nga telefonat inteligjentë më të fundit Samsung Galaxy do të mbështesin një çelës digjital të mundësuar nga teknologjia UWB. Pra, harroni minutat që shpenzoni duke kërkuar për çelësat tuaj në çantat e çrregullta ose xhepat e thellë – tani, mund ta hapni makinën me smartphone-n tuaj, thjesht duke ecur drejt tij dhe ta mbyllni përsëri duke prekur vetëm sensorin e derës.

E ardhmja e çelësave inteligjentë të makinave me UWB

UWB është një teknologji me wireless që lejon smartphone-in tuaj të lidhet dhe të komunikojë drejtpërdrejt me makinën. Pasi të regjistroni një çelës digjital, GV60 mund të identifikojë pajisjet e autorizuara Galaxy dhe të hapi dyert ndërsa afrohen.

Udhëtoni më lehtë me çelësin digjital në Samsung Pass

Çelësi digjital është i disponueshëm përmes Samsung Pass, një sistem për ruajtjen e firmës digjitale, ID-ve dhe fjalëkalimeve. Më vonë këtë vit ky shërbim do të zgjerohet te Samsung Wallet, i cili gjithashtu do t'i lejojë përdoruesit të ruajnë dhe menaxhojnë në mënyrë të sigurt ID-të digjitale, kartat e imbarkimit, kuponat dhe kartat e kreditit në telefonin e tyre[2]. Ju ndihmon të mbani gjithçka që ju nevojitet për të kaluar ditën, në një vend të vetëm.

Për të përdorur një çelës digjital në smartphone-n tuaj:

• Instaloni dhe hapni aplikacionin Genesis Connected Service në makinë.

• Zgjidhni menunë “Vehicle” në sistemin infotainment.

• Zgjidhni menunë "Çelësi digjital" në ekran dhe "Regjistrohu" në aplikacionin tuaj Genesis Connected.

Kjo eshte! Samsung Pass do fillojë automatikisht regjistrimin e çelësit në të dy aplikacionet. Tani mund t'i lini çelësat e makinës tuaj në shtëpi.

Zbuloni mënyra të reja për të ndezur makinën tuaj

Në varësi të opsioneve të makinës suaj, ka dy mënyra për të hapur makinën tuaj duke përdorur UWB. Mund ta hapni derën e makinës duke shtypur dorezën e derës ndërsa telefoni është në çantë ose xhep, ose mund ta hapni automatikisht thjesht duke iu afruar makinës me smartphone-in tuaj[3]. Të dyja mënyrat mund të përdoren në mënyrë të ndërsjellë, kështu që gjithmonë mund të zgjidhni opsionin që e bën jetën më të lehtë.

Ekzistojnë gjithashtu disa veçori të dobishme që përdoruesit mund t'i shijojnë nga distanca nëpërmjet telefonit të tyre, si për shembull t'i bien borisë ose të ndezin makinën përpara se të hyjnë në automjet duke shtypur butonin e motorit në Samsung Pass.

Ndani çelësin tuaj digjital me familjen dhe miqtë

Po nëse dikush duhet të marrë hua makinën tuaj? Ju mund të zgjidhni të ndani çelësin tuaj digjital me tre nga kontaktet tuaja duke i zgjedhur ato nga një listë dhe duke klikuar "Dërgo çelësin digjital". Kjo do të dërgojë një mesazh me tekst që i udhëzon ata në vendosjen e një çelësi digjital në smartphone-n e tyre Galaxy. Ju madje mund të kontrolloni se sa kohë ata kanë akses te çelësi dhe të anuloni aksesin kur është e nevojshme.

Përdoruesit mund të jenë të qetë pasi çelësi i tyre digjital është i sigurt, falë çipit të nivelit të lartë të sigurisë që mbron Samsung Pass. Procesi i vërtetimit të aplikacionit siguron që ju të keni gjithmonë kontroll se kush mund të marrë hua çelësin e makinës tuaj dhe kur.

***

Rreth Samsung Electronics

frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjital, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të në adresën http://news.samsung.com

[1] Pajisjet që mbështesin çelësin digjital të mundësuar nga teknologjia UWB: Galaxy S22+, Galaxy S22 Ultra, Galaxy Z Fold3, Galaxy S21+, Galaxy S21 Ultra, Galaxy Z Fold2, Galaxy Note 20 Ultra (7 pajisje gjithsej)

[2] Koha dhe disponueshmëria e veçorive dhe shërbimeve të përshkruara në këtë version mund të ndryshojnë sipas tregut dhe modelit.

[3] Hapja e makinës duke ju afruar është opsional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat