Samsung SDI dhe Stellantis ndërtojnë “gigafabrikën” për prodhim të baterive në SHBA

Auto

Samsung SDI dhe Stellantis ndërtojnë “gigafabrikën” për prodhim të baterive në SHBA

Më: 26 maj 2022 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Stellantis dhe Samsung SDI kanë deklaruar zyrtarisht se kanë arritur marrëveshje në lidhje me pjesëmarrjen e përbashkët me ndërtimin e fabrikës për prodhimin e baterive në SHBA.

Investimi i përbashkët, të cilin e bënë publik për herë të parë në tetor të vitit 2021, thuhet se fillimisht do kushtojë rreth 2,3 miliardë euro, por që kosto mund të shkoj deri në 2,9 miliardë euro.

Fabrika e madhe do të ndërtohet në qytetin Kokomo në Indiana, ku Stellantis veçse ka në pronësi tre fabrika, dhe punëson rreth 1,400 punëtorë.

Ndërtimi i fabrikës pritet fillojë në fund të vitit, ndërsa linja e parë e prodhimit pritet të fillojë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Fillimisht fabrika do të fillojë prodhimin e baterive me kapacitet prej 213GwH, duke cituar deklaratat e dhëna në fillim, por që kapaciteti pritet që të rritet deri në 33GwH përgjatë viteve pasuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat