Ford teston teknologjinë e cila automatikisht e ngadalëson shpejtësinë në limitin e kërkuar

Auto

Ford teston teknologjinë e cila automatikisht e ngadalëson shpejtësinë në limitin e kërkuar

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Në të ardhmen e afërt, vetura e juaj do të ju ndihmojë që mos të merrni gjoba të tejkalimit të shpejtësisë, duke e ulur automatikisht shpejtësinë në limitin e kërkuar.

Ford po e teston teknologjinë e cila në mënyrë automatike e përshtat shpejtësinë në zonat ku ka limit të shpejtësisë, pa i parë shenjat e trafikut, ose pa marrë ndonjë komandë nga shoferi.

Kjo teknologji në dukje të parë nuk është aq e thjeshtë, por nuk është edhe aq komplekse.

Teknologjia u quajt Geofencing Speed Limit Control, dhe mbështetet në sisteme të ndryshme të cilat e mbështesin funksionimin e saj.

Normalisht kjo teknologji kërkon një veturë me sisteme të avancuara dhe disa matje të bëra nga vetë shoferi në mënyrë që të funksionojë.

Nga këtu futet në kontroll sistemi geofencing, i cili merr të dhënat nga GPS, dhe gjatë rrugës, automatikisht zvogëlon shpejtësinë aty ku kërkohet, ndryshe nga disa vetura të tjera që e kanë aftësinë që të lexojnë shenjat rrugore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat