Hennessey Veloci Raptor 6×6, “bisha” me mbi 600 kuaj-fuqi

Auto

Hennessey Veloci Raptor 6×6, “bisha” me mbi 600 kuaj-fuqi

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

“Kundërpërgjigja” amerikane ndaj Mercedes-AMG G63 6×6, fshihet prapa emrit Hennessey VelociRaptor 6×6, kurse kjo veturë u prezantua në kuadër të panairit të veturave të modifikuara në SEMA në Las Vegas.

Hennessey VelociRaptor 6×6 ngjan paksa me Ford F-150 Raptor, që i ka shërbyer si model. Kjo “bishë” nën kapak ka motorin 3.5 litërsh V6 EcoBoosty, që prodhon mbi 600 kuaj-fuqi.

Përveç kësaj, janë frenat e kompanisë Brembo, e rrotat prej 20-inç nga Toyo. Fuqia motorike bartet në të gjashtë rrotat.

Kjo veturë për terrene malore do të fillojë të shitet në fund të këtij viti. Do të prodhohen vetëm 50 njësi me një çmim prej 349 mijë dollarë për secilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat