Disa nga veturat më të rralla japoneze do të shiten përmes ankandit në “shitjet verore” në Mbretërinë e Bashkuar

Auto

Disa nga veturat më të rralla japoneze do të shiten përmes ankandit në “shitjet verore” në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Është e vështirë të arrish një “marrëveshje të mirë” në këtë kohë kur çmimet e veturave të përdorura tani kanë shënuar rritje.

Megjithatë, ndoshta një investim do të ishte një blerje më e mirë.

Dhe kjo pritet të ndodhë në shitjet verore të CCA 2022, ku një numër i makinave sportive japoneze shumë të veçanta do të kalojnë në ankand.

Bëhet fjalë për një ngjarje që pritet të ndodhë më 18 qershor.

Warwickshire Event Center do të presë ngjarjen ku tetë makina do të luajnë një rol kryesor.

Më i vjetri është një Nissan Skyline GT-Turbo i vitit 1984 ndërsa një R34 Nissan Skyline GT-T më i ri është gjithashtu “për t’u rrëmbyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat