Gjysmë shekulli Audi 80

Auto

Gjysmë shekulli Audi 80

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Gjenerata e parë e modelit që u “krijua” Audi A4 është prezantuar në vitin 1972.

Audi 80 (B1) është modeli i parë i prodhuesit gjerman që u shit në një milion njësi. Debutoi saktësisht 50 vite më parë, në qershor të vitit 1972 në prag të Lojërave Olimpike në Munih, e në një vit më pas u shpall vetura e vitit në Evropë.

Me lansimin e tij, Audi u fut në segmentin e limuzinave kompakte. Gjatësia e veturës ishte 4.18 metra. Dizajnimi i modelit 80 filloi në vitet e 60-ta, e qëllimi ishte që të jetë një veturë moderne dhe shumë e sigurt në vozitje.

Shefi i atëhershëm teknik i Audi, Ludvig Kraus, kishte kërkuar që vetura të futet kudo që mundet – por që të mos e humb qëndrueshmërinë gjatë ngasjes.

Kur filloi të prodhohet kishte vetëm 835 kilogramë dhe motor 1.2 litërsh. Më mbresëlënëse ishte gjenerata që u lansua në treg në vitin 1978, dhe ishte i qasshëm me motorin quattro që bën tërheqje më të katër rrotat.

Në gjeneratën e tretë nga viti 1986, u thye çdo barrierë ku edhe sot e kësaj dite Audi 80 çmohet shumë. Ishte një veturë e qëndrueshme dhe e sigurtë dhe krahasohej me markat e tjera si Volvo.

Në këtë model ishte përdorur sistemin procon-ten, që mbronte pasagjerët në ulëset e përparme në rast të ndonjë aksidenti. Si opsion kishte edhe ABS-in në versionin quattro.

Një inovacion tjetër është parë në gjeneratën e katërt të Audi 80, ku debutoi me motorin 1.9 TDI. Ky motor vuri një trend të ri, por edhe në tërë grupin e Volksëagen.

Audi 80 i fundit u karakterizua si model i klasit të mesëm, që ndër tjerash garoi me BMW Serie 3 apo Mercedes 190.

Modeli i fundit i Audi 80 gjithashtu ishte i parë që ofrohej në versionin karavan (Avant). Pikërisht 80 Avant ishte themel për ndërtimin e modelit të parë të linjës RS, përkatësisht Audi RS2 që u projektua në bashkëpunim me Porsche.

Është vetura e parë familjare sportive me performansa që krahasohej asokohe me BMW M5 apo Mercedes 500E. Audi 80 gjithashtu ka qenë një hit si në Evropë ashtu në SHBA ku është shitur nën logon Fox.

Gjithashtu është bërë modeli i parë i Audi që u shit në një milion njësi, e së bashku me pasardhësin, Audi A4, deri më sot ka shitur 12.5 milionë njësi (nga modeli B1 deri në B9).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat