Vetura ‘Lightyear 0’ me ‘asistencë diellore’ do të hyjë në prodhim këtë vit

Auto

Vetura ‘Lightyear 0’ me ‘asistencë diellore’ do të hyjë në prodhim këtë vit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makinën e parë të prodhimit në botë të pajisur me panele solare.

Sipas mediave të huaja, Lightyear 0 do të ketë panele solare që mbushin baterinë elektrike ndërsa vetura lëviz (ose mbetet e parkuar) dhe dërgesa e parë në Evropë mund të jetë që në nëntor.

Kompania thotë se makina do të jetë në gjendje të lëvizë rreth 620 kilometra pa u ndalur për t’u rimbushur dhe do të ketë një distancë shtesë deri në 70 kilometra në ditë nga panelet diellore.

Për krahasim, kjo është pak më shumë se një Tesla Model 3 (600 km).

Sipas prodhuesit, çdo orë në diell do të shtojë deri në 10 kilometra ngarkesë në bateri.

Madje kompania thotë se në një qark të nxehtë si Spanja ose Portugalia, nëse udhëtimi juaj ditor është më pak se 35 kilometra, nuk do t’ju duhet të lidhni makinën në prizë deri në shtatë muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat