Më i shpejtë në start se Formula 1, nga 0-100 km/h e arrin për 1.5 sekonda

Auto

Më i shpejtë në start se Formula 1, nga 0-100 km/h e arrin për 1.5 sekonda

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Kompania britanike McMurtry Automotive po rikthehet në “Festivalin e Shpejtësisë” në Goodwood, por jo si mysafir, por si kandidati më serioz për fitore dhe thyerjen e rekordit aktual.

Mund të tingëllojë si e pabesueshme, por me këtë veturë gjithçka është e mundur.

Vetura duket paksa e çuditshme për shkak të proporcioneve të pazakonta me një gjatësi prej 3.2 metra, por ky është vetëm një detaj në listën e gjatë të kurioziteteve që i mban kjo veturë.

Emrin e ka McMurtry Speirling, e themeluesi i saj pretendon se është më i shpejtës në start sesa Bugatti Chiron apo Rimac Nevera apo më i shpejtë se çdo veturë tjetër.

Speirling vitin e kaluar debutoi, kurse tani e kërkon fitoren që sipas të gjitha gjasave po i “buzëqesh”. Përveç që disponon specifikat brutale siç janë fuqia motorike prej 1.000 kuaj-fuqi, kjo veturë ka edhe diçka – ventilatorët.

Ato e shtyjnë veturën përpara, duke nxjerr ajrin nga lartë dhe i sigurojnë deri në 2.000 kilogramë peshë shtytëse. Kjo do të thotë se këto të dhëna nuk i disponon as bolidi i F1 prej 240 km/h.

Kur bëhet fjalë për performansat, duhet ditur se kjo veturë me motor elektrik arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 1.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 kilometra në orë.

Kujtojmë që bolidi britanik 1.000 kilogramësh ka një detyrë të vështirë – të jetë më i shpejtë sesa Volkswagen ID.R që figuron në listën e rekordeve nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat