​Toyota tërheq 2700 makina të reja për arsye të çuditshme

Auto

​Toyota tërheq 2700 makina të reja për arsye të çuditshme

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:45
​Toyota

Vetëm dy muaj pas lansimit, Toyota ka njoftuar se po tërheq 2700 makina elektrike bZ4X për një arsye mjaft të çuditshme - rrotat e tyre mund të bien gjatë vozitjes.

Në fakt, është treguar se edhe pas një numri të vogël kilometrash, bulonat në rrota mund të lirohen deri në atë pikë ku ato mund të shkëputen gjatë vozitjes.

Përveç Toyota, prodhuesi më i madh i makinave në botë, tërheqjen e ka bërë të ditur edhe Subaru, një kompani në të cilën Toyota ka 20 për qind të aksioneve.

Rreth 2600 njësi të modelit Subaru Solterra u tërhoqën, makina e tyre e parë elektrike e zhvilluar në bashkëpunim me Toyota dhe me modelin e së cilës bZ4X ndan shumicën e komponentëve.

Ky është vetëm një tjetër në një seri problemesh me të cilat përballet Toyota kohët e fundit, të cilat përfshijnë rënien e prodhimit për shkak të mungesës së çipave dhe vonesave në zinxhirët e furnizimit global, si dhe presioneve të investitorëve për shkak të vonesave në planin e elektrifikimit.

Lajmi i mirë është se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat