Rolls-Royce Phantom me gjashtë rrota, e ulëse me lëkurë krokodili – prodhuesi i saj i kërkon për të 5 milionë euro

Auto

Rolls-Royce Phantom me gjashtë rrota, e ulëse me lëkurë krokodili – prodhuesi i saj i kërkon për të 5 milionë euro

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:35
Rolls-Royce

Një kompani që merret me modifikimin e veturave, ka prezantuar “kryeveprën” më të fundit – Rolls-Royce Phantom me gjashtë rrota.

Brendësia është e veshur me lëkurë krokodili, kurse rrotat gjigante e bëjnë të duket edhe më agresive.

Phantom i prodhuar në vitin 2005 është modifikuar nga kompania Danton Arts Kustoms, që udhëhiqet nga francezi Alexander Danton.

Ai shpresën së veprën e tij “të artit” ta shesë për pesë milionë euro. Për modifikimin e kësaj “bishe”, i kaloi tre muaj në garazh – duke e zgjeruar dhe zgjatur.

Vetura përdor motorin origjinal 6.7 litërsh V12 të Phantom që prodhon 453 kuaj-fuqi. Fuqia motorike bartet në të gjashtë rrotat.

Sipas menaxherit të kësaj kompanie, sfida e tyre e radhës sa i përket modifikimit të veturave do të jetë Lamborghini Urus, që gjithashtu do ta sjellin me gjashtë rrota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat