Toyota mbyll përgjithmonë fabrikën në Rusi

Auto

Toyota mbyll përgjithmonë fabrikën në Rusi

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Toyota e ka konfirmuar se do ta mbyllë përgjithmonë fabrikën e saj në Rusi, në të cilën prodhimi ishte pezulluar nga muaji mars pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Prodhuesi japonez i veturave deklaroi se “nuk e shohin asnjë mënyrë” për të rifilluar prodhimin as tani, as në të ardhmen në fabrikën e Shën Petersburgut, pas mbylljes së saj prej më se gjashtë muajve për shkak të sanksioneve të importit të vendosura nga Bashkimi Evropian që bllokojnë pjesët dhe ndërtimin e veturave.

Para se puna të pezullohej, sipas Autocar fabrika prodhonte Toyota Camry dhe Toyota RAV4 me një kapacitet vjetor prej 100,000 njësive, transmeton Telegrafi.

Punëtorëve, të cilët u mbajtën në punë gjatë pezullimit, do t’u ofrohet ndihmë për ri-punësim, rikualifikim dhe mirëqenie ka konfirmuar Toyota, duke shtuar se atyre do t’u jepet pagesë shtesë, ndërsa nuk është konfirmuar se sa punëtorë janë prekur nga kjo.

Toyota gjithashtu do t’i mbajë shërbimet e pas shitjes në Rusi për veturat e saja dhe të markës të saj simotër, Lexus.

Në një deklaratë, kompania tha: “Vendimi për të ndaluar prodhimin e veturave Toyota në Rusi nuk është një vendim që ne e kemi marrë lehtë”.

“Përgjatë 80 viteve të fundit, ne kemi zhvilluar biznesin dhe markën tonë me mbështetjen e aksionarëve nga e gjithë bota. Ne tani duhet të veprojmë në një mënyrë e cila na lejon neve që t’i mbrojmë vlerat dhe parimet që u ndërtuan nga paraardhësit dhe të jemi të sigurt se mund t’ia përcjellim ato brezit të ardhshëm”, shkruhet tutje në deklaratën e tyre.

Toyota është brendi i fundit nga disa prej prodhuesve të veturave që janë tërhequr nga Rusia prej se ata filluan agresionin e tyre në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat