Si bëri shaka Dacia me BMW-në

Auto

Si bëri shaka Dacia me BMW-në

Më: 26 janar 2023 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

BMW ofron një abonim për ulëset me ngrohje, por edhe Dacia?

Kjo e fundit do të ndajë nga një dhuratë për klientët në Britani të Madhe. Para se të emocionoheni shumë, marka rumune nuk po dhuron vetura, por shishe me ujë të nxehtë.

Dacia i referohej vendimit të BMW-së për të tarifuar klientët për funksionin e ngrohjes së ulëseve.

Prodhuesi rumun thekson se versionet e modeleve Sandero Stepway, Duster dhe Jogger i kanë ulëset me ngrohje.

Siç thonë ata, nuk kanë ndërmend të ndjekin shembullin e disa kompanive të veturave që vendosin një abonim shtesë për ekstra funksione.

Nëse një sistem është i instaluar nga fabrika në veturë, klientët tanë me siguri mund ta përdorin atë, thotë kompania Dacia.

Vendimet e prodhuesve të tjerë e shtynë Dacia të bënte një shaka në kurriz të tyre, duke ofruar si dhuratë një alternativë për shoferët që do të donin të ngroheshin gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Kështu, në datat 1 dhe 2 shkurt, në dyqane të caktuara në Britaninë e Madhe, pronarëve të veturave Dacia do t’u jepen falas shishet me ujë të ngrohtë me logon e markës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat