Ish-ekzekutivi i Lexus merr frenat në Toyota

Auto

Ish-ekzekutivi i Lexus merr frenat në Toyota

Më: 28 janar 2023 Në ora: 23:29
Akio Toyoda

Ndryshimet e mëdha në Toyota më në fund sinjalizojnë se kompania po bëhet serioze për kapitullin e saj të ardhshëm. Drejtori aktual ekzekutiv i Toyota do të qëndrojë si kryetar i kompanisë, ndërsa ish-shefi i markës së Lexus do të marrë përgjegjësinë për Toyota.

Toyota kishte nevojë për një ndryshim në drejtimin e saj, nuk ka dyshim për këtë. Kompania ka vite me radhë që sillet rreth temës së veturave elektrike, ajo u përpoq ta injoronte plotësisht në fillim dhe më pas vendosi që bota kishte nevojë për makina hibride dhe i hodhi poshtë makinat me bateri.

Drejtori aktual ekzekutiv i Toyota, Akio Toyoda, i cili është nipi i themeluesit, do të marrë rolin e kryetarit. Tani për tani duket se ai do të mbajë njëfarë kontrolli, por roli i drejtorit ekzekutiv i takon Koji Sato, i cili ishte i rëndësishëm në strategjinë e markës së Lexus, raporton Arena EV.

Është e vështirë të fajësosh Toyota-n për lëvizjen e ngadaltë, ajo është një kompani e madhe me miliona makina të prodhuara çdo vit në fabrika të përhapura në të gjithë botën dhe nuk mund të ndryshojë thjesht kursin sipas dëshirës. Por ky ndryshim në kurs zgjati gati një dekadë.

Me kalimin e viteve Toyota e hodhi poshtë lëvizjen drejt veturave elektrike dhe madje përqeshi disa nga kompanitë e reja. Tani, me shumë turp, ajo pranoi se strategjia e saj e re është krijuar për të konkurruar me Tesla-n.

Me menaxhmentin e ri vijnë ndryshime të mëdha. Kompania më në fund ka kuptuar se platforma e saj e-TNGA është joefikase për makinat elektrike dhe ndërlikon proceset e projektimit dhe prodhimit. Platforma ishte thjesht një platformë e përshtatur për motorin me djegie të brendshme dhe ishte thjesht një zgjidhje ad-hoc. Tani Toyota dëshiron të ketë një platformë të dedikuar për veturat elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat