General Motors dhe Ford duhet të bindin investitorët se mund të përfitojnë ndërsa çmimet bien

Auto

General Motors dhe Ford duhet të bindin investitorët se mund të përfitojnë ndërsa çmimet bien

Më: 29 janar 2023 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

General Motors Co dhe Ford Motor Co pritet të raportojnë fitime të forta për vitin 2022 javën e ardhshme, të mundësuar nga kamionçinat me çmim premium dhe nga SUV-të.

Tani, rivalët nga Detroiti duhet të bindin investitorët se formula e fitimit të vitit të kaluar mund të vazhdojë të funksionojë kur kostot për bateritë e veturave elektrike po rriten, normat e larta të interesit po ulin fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe Tesla Inc po ulë çmimet.

Veçse ka shenja se prodhuesit e automjeteve në Detroit po zvogëlojnë shpenzimet për të kompensuar presionin konkurrues dhe ekonomik. GM tani për tani ka lënë anash planet për të ndërtuar një fabrikë të katërt të baterive për veturat elektrike në Amerikën e Veriut, raporton Reuters.

Ford është në bisedime me sindikatat gjermane për të shkurtuar mijëra vende pune në operacionet e saj evropiane dhe ndoshta për të shitur një fabrikë gjermane të montimit të automjeteve. Në tetor, ajo ndaloi financimin e degës së veturave autonome Argo AI.

Si GM, ashtu dhe Ford, që të dy kompanitë mbështeten në shitjet e kamionçinave dhe SUV-ve në Shtetet e Bashkuara për pjesën më të madhe të fitimeve të tyre globale. Këtë vit, të dy prodhuesit planifikojnë të rrisin shitjet e veturave elektrike shumë më pak fitimprurëse në Amerikën e Veriut dhe tregje të tjera.

Rreziku për përfitimin e prodhuesve të veturave në Detroit do të ishte një sfidë në kohët më të mira. Por tani, GM dhe Ford duhet të marrin parasysh parashikimet për një ngadalësim, apo edhe një recesion, në ekonominë e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat